Ndodh edhe kështu, Simeone gati për kontratën faraonike që lë në hije Grizmanin

Sukseset që Atletiko Madridi ka arritur në sezonet e fundit, kryesia e klubit ia ka faturuar më shumë trajnerit Diego Simeone për të cilin është gati rinovimi i kontratës. Sipas “Marca”, kontrata e re e trajneri, pritet të kapë vlera faraonike, ku edhe ylli i skuadrës, Antuan Grizman do të lihej në hije pasi do të përfitonte më pak se tekniku.

Ky do të ishte një rast i rrallë në futboll, duke qenë se pagat e futbollistëve janë shumë të ndryshme nga trajnerët dhe sidomos kur bëhet fjalë për futbollistë si Grizman. Për trajnerin Simeone, ka pasur shpesh herë interesime nga klube të ndryshme europiane, megjithatë ai mbetet në krye të Atletikos.

Nën drejtimin e Simeones, Atletioja ka fituar 7 trofe në 7 vitet e fundit, përfshirë këtu 2 Europa League dhe një titull kampion. Atleliko ka arritur edhe 2 herë në finalen e Ligës së Kampionëve, por që është mundur në fund nga Reali. /Erjon Allaraj-VipSport.al/