Natë e çmendur në Champions, dy goleada dhe përmbysje e pabesueshme në Torino

Liga e Kampioneve ka dhuruar sonte disa rezultate shumë të rëndësishme, në ndeshjet e katërta në fazën në grupe të turneut. Bien në sy goleadat e realizuara nga Mançester Siti e nga Real Madrid, që është transformuar plotësisht nën drejtimin Solarit.

Por sidomos bie në sy përmbysja e Mançester Junajtid që ka fituar në minutat e fundit duke kthyer rezultatin në Torino përballë favoritëve të Juventus.

REZULTATET
Benfika-Ajaks  1-1 (Honas 29′ / Tadic 61′)
Bajern-AEK   2-0 (Levandovski 30′ (p), 71′ )
Lion-Hofenhaim  2-2  (Fekir 20′, Ndombele 28′ / Kramaric 65′, Kaderabek 90’+2′)
Man. Siti-Shakhtar  6-0 (Silva 13′, Zhezus 24′ (p), 72′ (p), 90’+2′, Sterling 49′, Mahrez 84′)
Plzen-Real Madrid  0-5 (Benzema 21′ 37′, Kasemiro 23′, Bejl 40′, Kros 67′)
Juventus-Man. Junajtid  1-2 (Ronaldo 65′ / Mata 86′, Pogba 90)