Napoli hedh sytë në Spanjë për përforcime, kërkohet edhe një mbrojtësi i djathtë

Trajneri Karlo Ançeloti kërkon përforcime, por drejtuesit e klubit po mendojnë më shumë për merkaton e verës së atë të dimrit. Ata e kanë përqendruar punën e tyre në Spanjë, ku kohët e fundit kanë bërë disa blerje, që kanë rezultuar të goditura.

“Corriere dello Sport” shkruan në numrin e sotëm se për mesfushën është vënë në shënjestër Stanislav Lobotka i Selta Vigos, një lojtar që është kërkuar edhe më parë. Por po ndiqet edhe profili i Markos Lorentes të Realit të Madridit. Nga madrilenët pëlqehet gjithashtu edhe sulmuesi Mariano Diaz.

Po në Madrid, por tek Atletiko, Napoli kërkon të blejë një mbrojtës të djathtë, kolumbianin Santiago Arias, i ndjekur edhe muaj më parë nga drejtori sportiv Xhuntoli. Paraqitja e Elseid Hysajt në javët e fundit i ka bërë drejtuesit e Napolit të insistojnë më shumë për të gjetur një mbrojtës krahu.

Shkodrani po kalon një moment të vështirë dhe disa herë trajneri Ançeloti e ka ulur në stol ose e ka zëvendësuar edhe kur e ka aktivizuar si titullar. / Vipsport.al/F.R