Muça për dhunën në stadium: Presidenti i ka afruar, u kam thënë “ju nuk jeni tifozët e Tiranës”

Shkëlqim Muça, një emër i njohur i klubit të Tiranës, në analizën e tij për ndeshjen e fundit të bardhebluve ndaj Kukësit, mendon se skuadra e drejtuar nga Ardian Mema e kishte merituar më shumë një rezultat në këtë sfidë, përtej barazimit.

I ftuar në “Rubrikën Sportive”, ai deklaroi se ekipi kishte dominuar mbi verilindorët, të cilët kishin dhuruar shuam pak në këtë ndeshje.

“Tirana ishte me mirë, duke parë penaltinë mund ta quaj të ekuilibruar ndeshjen. Kukësi erdhi duke u shuar, nga penalltia e pastaj erdhi duke rënë, nuk ishte me skuadër. Thjesht nuk ka cilësinë e qetësinë para portës, e pamë edhe me Teutën që nuk pati fat, humbi ndeshje që nuk duhej humbur.

Edhe me Kamzën gaboi portieri që barazoi Kamza, ka zhvilluar lojë. Edhe ekipi nuk ka rënë moralisht, ka skuadër në fushë e luan. Kur diskutojmë për ekipe që bien, nuk diskutojmë asnjëherë që me këtë skuadër nuk bien”, tha Muça.

Për situatën e tifozëve të Tiranës dhe kontestimin
“Tifozët e Tiranës janë afruar shumë, presidenti i ka mbajtur afër më përpara. Tani  kërkojnë të bëhem pjesë e vendimmarrjes. Unë i kam thënë ‘ju nuk jeni tifozët e Tiranës, kanë qenë baballarët tuaj’. Ata kur na vinin pas një humbje, qanin te shkallët e stadiumit të stërvitjes. Ata na mbështetnin gjithmonë në stadium. Ato kanë qenë tifozë, baballarët tuaj, jo ju. Për mua presidenti duhet të ndërhyjë. Ne na vinin në stërvitje na prishnin stërvitje.

A keni dëgjuar ndonjë prononcim që n e nuk jemi me këta, duke qëndruar në pasivitet i mbështet. Pas dy javësh do të thotë ik trajner se nuk të duan tifozët. Presidenti duhet të dalë në deklaratë. I mbështet klubi, nuk dihet kë mbështet, tifozët që sulmojnë lojtarët, apo lojtarët që japin në fushë atë që kanë”.

/vipsport.al/