Moviola e Jeminit: U tremba nga Jorgji, nuk ishte penallti. Ajo e Cuculit nuk ka diskutim

Ish-gjyqtari ndërkombëtar, Lorenc Jemini, ka bërë përmbledhjen e rasteve më të diskutueshme të kësaj jave në Superiore, duke e cilësuar të pranueshme. “Ishte javë e mirë, mesatare nga gjyqtarët. Ka pasur gabime por mos pritni javë pa gabime”, tha ai në “Procesi Sportiv”.

Flamurtari-Partizani
“Minuta e 14, ka ndërhyrje të ashpër ndaj Kale, pastaj acarohen, jepen 3 të verdhë. Lojtarët duhet të shmangin këto përplasje, është faull, për karton kam dyshime. U tremba kur e menaxhoi Jorgji ashtu se dha 3 të verdhë dhe është thikë me dy presa, se me rast kthehet në bumerang e duhet të menaxhosh situata.

Ai i Asanit është rast i diskutueshëm, por për mendimin tim nuk është penallti, edhe pse i bie në dorë. Distanca është e afërt, dora në pozicion natyral, është shpejtësia e topit, nuk ka mundësi që të heqë dorën. Distanca është 1 metër e gjysmë larg, nuk ke mundësi të heqësh dorën. Arsyetimi kryesor këtu është a e çon dorën apo jo”.

Kamza-Kukësi
“Ajo e Cuculit nuk është e diskutueshme, kjo është penallti. Madje këtu ka dy elementë, që duhet të ndërhyjë asistenti se duhet të ndihmojë kryesorin. Është për t’u vlerësuar e Cuculit që tha pas ndeshjes që e preka më dorë, ajo që do të ishte e drejtë ishte që Cuculi ta pranonte në fushë.

Ka qenë lojë e ashpër me ndërhyrje që duhet të eliminohen, kisha disa vite që nuk shihja ndërhyrje si e Frashërit. I kuq nuk është ndoshta, por nuk jep faull farë, as të verdhë pastaj, pa kaluar të i kuqi. Këto ndërhyrje duhet të eliminohen, lojtari i Kukësit e priste, e kërcen se po ta kapte në këmbë në tokë… Janë edhe nja dy ndërhyrje të tjera që janë të shumë të forta”. /vipsport.al/