Milanin e “shpëton” Suso, kuqezinjtë ndajnë pikët me Betisin (VIDEO)

Milani nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në takimin e zhvilluar në Spanjë kundër Real Betisit. Kuqezinjtë e Xhenaro Gatuzos u munduan gjatë gjithë 90 minutave që të triumfonin në transfertë, por në fund u dorëzuan dhe ndanë pikët me skuadrën spanjolle.

Madje, u desh një gol i Susos që Milani të eliminonte humbjen. Lo Celso shënoi për Betisin në minutën e 13’, por në pjesën e dytë, Suso realizon një perlë nga goditja e dënimit, duke shmangur portierin vendas.

Këto dy pikë të lëna në Spanjë e shohin Milanin në vend të tretë dhe rrezikon kualifikimin për në fazën me eliminim direkt, çka do të ishte një dështim për kuqezinjtë e Gatuzos./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Betis – Milan   1-1

Lo Celso 12′ / Suso 62′