Milani shpëton nga “dështimi” i Çelsit, e kërkon Fulhami

Sipas “CalcioMercato”, Fulhami i ka kërkuar Çelsit të marrë në huazim mesfushorin Timu Bakajoko. Francezi aktualisht është i huazuar te Milan, por edhe te kuqezinjtë ka dështuar.

Bakajoko i ka kushtuar Milanit 5 milionë euro dhe këto para duken të humbura nga ana e kuqezinjve të Gatuzos, pasi mesfushori ka dhënë shumë pak. Gjithsesi, mundësia e një kalimi te Fulhami shihet me optimizëm nga Bakajoko, pasi e sheh si një rifillim të karrierës.

Çelsi është gati ta largojë kudo që të jetë e mundur, në mënyrë që të heqë rrogën e tij nga buxheti i klubit. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe Milani, që është gati të lejojë largimin e Bakajokos në janar./Veronik Istrefaj – vipsport.al/