Mezani: Po marrim maksimumin me lojtarët që kemi, jo me ato që dua unë

Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani foli për “Supersport” pas barazimit kundër Flamurtarit, ku u shpreh shumë i kënaqur me pikën e marrë në Vlorë:

Ndeshja: “Kjo pikë na bën jashtëzakonisht mirë, duke parë që Flamurtari është një skuadër në rritje. Mendoj dhe besoj se duhet t’i gëzohemi kësaj pike dhe të ruajmë ecurinë.

Është diçka që unë mendoj se është ndërtuar që në fillim të kampionatit. Këta lojtarë kemi, prandaj të bëjmë të pamundurën që të marrin maksimumin e mundshëm deri në fund të kësaj faze.

Organika e skuadrës: “Do doja të kisha në pankinë dhe në fushë lojtarë më me shumë eksperiencë, por kaq jemi. Gjithsesi, të gjithë lojtarët që aktivizoj besoj se japin më të mirën jo vetëm për skuadrën, pro dhe për veten e tyre.

Unë mendoj se e nisi topin shumë shpejt dhe lojtari ynë ka nxituar. Duhet të ishim më të qetë dhe ta nisnim faullin më ngadalë. Liçaj është një lojtar me eksperiencë dhe duhej të mos ishte nxituar. Përveç kësaj, ai ka bërë shumë mirë dhe është një lojtar me cilësi shumë të mira, që e njeh mirë kampionatin shqiptar.

Duhet të shikojmë gabimet që kemi bërë, t’i vëmë në dukje dhe të përmirësohemi.

Mungesa e Abazajt dhe Bregu: Shkurtaj është gjatë gjithë kohës i vetëm, pasi mungojnë lojtarë të tillë. Por si Radoviç, ashtu dhe Mlado na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë për mënyrën si po luajmë në këto momente, jo ashtu siç dua unë, por në fund rëndësi kanë pikët.

Kemi marrë rezultatet që meritojmë dhe shpresoj të riparojmë diçka në merkaton e janarit, pavarësisht mundësive të pakta që mund të kemi. Shkurtaj është vetëm në majë të sulmit dhe duhen ndërhyrje.

Probleme me financat: Është një pyetje që e bëni me të drejtë, pro ne shohim vetëm brenda fushës. Ajo pjesë i takon drejtuesve. Të gjithë në klub duhet të shohin punën e tyre për të mirën e Luftëtarit, jo Mezanit”,- u shpreh trajneri i Luftëtarit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

more recommended stories