MekLish: Nuk e menduam kaq të lehtë, Mavraj ishte agresiv

Trajneri i Skocisë, MekLish u shpreh në përfundim të takimit për mikrofonët e “RTSH”, se nuk e ka pritur një fitore të tillë, kaq të lehtë ndaj Shqipërisë.

“E nisëm mirë dhe nuk ishte e vështirë të fitonim me 10 futbollistë. Ishte penallti, pasi u pa dora. Mendoj se ishte penallti. Maraj bëri një veprim agresiv dhe nuk di çfarë të them, por kjo e vrau ndeshjen për Shqipërinë dhe e bëri më të lehtë për ne”, u shpreh MekLish. /VipSport.al/