Mbrojtësi zikaltër “tremb” Totenhamin: Nuk shkojmë në Londër për një pikë!

Stefan de Vrij “paralajmëron” Totenhamin se Interi nuk do të shkojë në Londër për një pikë, në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Zikaltrit do të kualifikohen në fazën me eliminim direkt nëse shmangin humbjen në “Wembley Stadium”, pasi janë superiorë në përballjet direkte me Totenhamin.

“Ne jemi në formë shumë të mirë, si në kampionat, ashtu dhe në Champions. E dimë se një pikë është e mjaftueshme”,- tha De Vrij për “SportMediaset”.

“Por ne nuk do të shkojmë atje për të barazuar. Ne duam të fitojmë të gjitha ndeshjet që luajmë. Në dhomat e zhveshjes ne fokusohemi në ndeshjen e ardhshme dhe dy ndeshjet me Barcelonën na mësuan shumë, sepse ata janë një nga skuadrat më të mira në botë.

Dy takimet kundër Barçës na kanë motivuar më shumë dhe besojmë te rezultati pozitiv në Londër”,- u shpreh mbrojtësi zikaltër./Veronik Istrefaj – vipsport.al/