Mbrëmja europiane e Grezdës me Rejnxhërsin zgjat vetëm 10 minuta

Eros Grezda duket se është rikthyer në radarin e trajnerit Stiven Xherard dhe po fillon të aktivizohet rregullisht me gjigantët skocezë. Edhe në takimin e vlefshëm për Europa League kundër Spartak Moskës, sulmuesi kuqezi është aktivizuar.

Në transfertën e vështirë ruse, Rejnxhërsi ishte hsumë pranë një rezultati të shkëlqyer, pasi po fitonte në pjesën e parë, me rezultatin 2-3.

Por që në fillimin e së dytës, ekipi i Spartakut përmbysi gjithçka dhe detyroi trajnerin Xherrard të bënte ndryshime në formacion. Në minutën e 82’, ishte momenti për Grezdën, por sulmuesi bëri shumë pak për të ndryshuar fatet e takimi dhe Rejnxhërsi u kthye në shtëpi pa asnjë pikë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Spartak – Rejnxhërs  4-3 (Malgarejo 22′, Tavanier ag 35′ ag, Adriano 58′, Hani 59′ / Eremenko ag 18′, Kandeias 27′, Midleton 41′)

more recommended stories