Mashtrimi i U21 të Shqipërisë funksionoi, Zvicra e bën titullar në kombëtare

Kastriot Ndaut duket i ka bërë punë hileja që bëri në muajin shtator, kur iu bashkua përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë për të tërhequr vëmendjen e Zvicrës. Mesfushori i ekipit të të rinjve të Zyrih, iu bashkua kuqezinjve vetëm për ndeshjet e shtatorit ndaj Spanjës dhe Italisë, e më pas, u kthye të helvetët, të cilët u ngutën ta grumbullonin dhe ta bënin titullar te U20 e tyre.

Ndau erdhi te Shpresat dhe arriti të luante disa minuta në miqësoren me Italinë, por çuditërisht në grumbullimin e tetorit, ai u shfaq te Zvicra U20 e cila nuk e kishte thirrur asnjëherë më parë.

Ndërkohë, në FSHF kërkonin ende shpjegime për refuzimin që u kishte ardhur nga lojtari të cilin Bushi kishte filluar ta shihte si një element që mund të ndihmonte ekipin në të ardhmen.

Por lojtari ia arriti qëllimit që kishte e që në tetor, ka filluar të luajë rregullisht me U20 të Zvicrës. Edhe sot, ai ishte në fushë përballë Holandës, në susksesin 3-1 të kësaj të fundit në Elite League.

Ndau luajti 90 minuta, ndërsa përkrah tij u aktivizuan edhe futbollistët e tjerë shqiptarë Lindrit Kamberi, Liridon Mulaj e Sadik Vitija, ndërsa në stol qëndroi gjatë gjithë ndeshjes Lavdim Zumberi. /vipsport.al/