Mario Morina mund Ferronikelin dhe çon Prishtinën në krye, Ferizaj “zhyt” Kek-un

Janë zhvilluar sot dy sfidat mjaft interesante të futbollit kosovar, ku në të dyja takimet kanë dominuar ekipet mike. Kështu, Ferizaj ka fituar me rezultatin 1-2 në fushën e Kek-ut. Ndërkohë që ka rënë në sy edhe fitorja e skuadrës së Prishtinës në transfertën e Ferronikelit.

Madje, Prishtina e ka rritur dukshëm nivelin e lojës, ndërsa golin e ka shënuar sulmuesi që spikaste pak vite më parë në Superioren tonë me skuadrën e Tiranës e Skënderbeut, kryeqytetasi Mario Morina.

Madje, me këtë fitore skuadra e Prishtinës e sheh veten në krye të klasifikimit. Ndërkohë, Ferizaj me fitoren që ka arritur sot, duket se po i largohet edhe më shumë zonës së fundit të renditjes, ndërsa KEK-u duket i destinuar për të rënë një kategori më poshtë në sezonin tjetër. Më poshtë edhe renditja pas ndeshjeve të sotme:

E.Saliu/Vipsport.al/

 

Ja rezultatet

Sot, ora 13:00

Kek – Ferizaj 1-2

Shënues:   R.Nimani 77’ /  D. Gashi 31’, E. Kacar 75’

Ferronikeli – Prishtina 0-1

Shënues:   M. Morina 57’

more recommended stories