Maqedonia bën publike listën, shumë futbollistë shqiptarë

Sot është bërë zyrtare lista me të grumbulluarit e Maqedonisë për dy ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve, që maqedonasit kanë ndaj Lihtenshteinit dhe Gjibraltarit javën tjetër.

Në listën me 21 futbollistë të grumbulluar, vihet re një prezencë e lartë e futbollistëve shqiptarë, të cilët aktivizohen në kampionatin maqedonas, por edhe jashtë.

Futbollistët shqiptarë, të grumbulluar nga trajneri Angelovski janë:

Visar Musliu– 23 vjeç, mbrojtës (Shkëndija)

Egzon Bejtullai– 24 vjeç, mbrojtës (Shkëndija)

Arijan Ademi– 27 vjeç, mesfushor (Dinamo Zagreb)

Enis Bardhi– 23 vjeç, mesfushor (Levante)

Ezgjan Alioski– 26 vjeç, sulmues (Lids)

Ferhan Hasani– 28 vjeç, sulmues (Al Raed)

more recommended stories