Luftë kundër trukimeve dhe monopolit në futboll, Ceferin drejt rizgjedhjes

Sot janë shpallur zyrtarisht kandidaturat për kreun e UEFA-s, por edhe për postet e tjera pranë këtij institucioni dhe mesa duket, edhe për 4 vitet e ardhshme, nuk do të ketë ndryshime në drejtimin e saj.

Aleksandër Ceferin është konfirmuar si kandidati i vetëm për president të UEFA-s, ndërkohë që Ksani Sandor është kandidati i vetëm për zv.president në këtë institucion. Si Ceferin, ashtu edhe Sandor janë në krye të detyrës dhe me shumë gjasa, do të vazhdojnë në jenë edhe për 4 vitet e ardhshme. Duke parë punën e mirë që po bëhet në luftën kundër trukimeve dhe monopolit, Ceferin nuk ka pasur dyshime në lidhje me kandidaturën e tij.

Ndërkohë, deri në datën 7 dhjetor do të kenë të drejtë të paraqesin kandidaturat e tyre të gjithë kandidatët për nj vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ku në total do të jenë 8 përfaqësues. Zgjedhjet për presidentin dhe stafin, do të mbahen në Romë në muajin shkurt. /Erjon Allaraj-VipSport.al/