Liga e Kombeve/ Rezultatet e plota të raundit të fundit të kompeticionit

Sot u luajtën ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve sa i takon fazës së grupeve dhe në fushë zbritën plot 14 skuadra, në 7 sfida shumë interesante.

Takimi më i rëndësishëm ishte ai i Kosovës kundër Azerbajxhanit, me “Dardanët” që kanë shpartalluar 4-0 miqtë. Tri gola të Zenelit dhe një i Rrahmanit kanë mbyllur një kompeticion shumë të suksesshëm për djemtë e drejtuar nga Shaland.

Në Ligën A, u përplasën dy gjigantë të futbollit evropian, Portugalia kundër Polonisë, sfidë që u mbyll në barazim 1-1. Më poshtë janë dhe të gjitha rezultatet e raundit të fundit të Ligës së Kombeve…/Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Rezultatet

Portugali – Poloni  1-1
Andre Silva 33′ / Milik 66′

Suedi – Rusi  2-0
Lindelof 41′, Berg 72′

Mali i Zi – Rumani  0-1
Tukudean 44′

Skoci – Izrael  3-2
Forrest 35′ 43′, 64’/ Kajal 9’, Zahavi 75′

Serbi – Lituani 4-1
Zulpa 51′, Mitrovic 58′, Prijovic 71′, Ljajic 74′ / Petracivius 64′

Kosovë – Azerbajxhan  4-0
Zeneli 2’, 50′, 76′, Rrahmani 61′

Maltë – Ishujt Faroe  1-1
Korbolna 4’ / Joensen 3’