Lilaj: Panuçi është ende trajner i Shqipërisë, nuk kemi pse diskutojmë për të

Mesfushori kuqezi, Sabien Lilaj u aktivizua në pjesën e dytë nga trajneri Panuçi dhe bëri mirë në ato minuta. Pas ndeshjes, ish-futbollisti i Skënderbeut tha për “RTSH” pas ndeshjes:

“Është fitore e rëndësishme pasi vijnë nga rezultate negative. Atmosfera ishte e vështirë dhe na duhej të bënim kthesë. Shyqyr erdhi rezultati dhe shpresojmë të vazhdojmë para. Nuk është e lehtë të kalohet kriza, por është një hap i mirë. Mirë ishte që u rikthyem te fitorja dhe shpresoj ta kemi kaluar

Ne mundohemi të rrimë jashtë këtyre diskutimeve dhe nuk kemi pse diskutojmë rolin e tij përderisa është ende trajner. Ishte periudhë e vështirë për të gjithë dhe duhej kjo fitore edhe për ne, edhe për trajnerin.

Ndeshjen e Izraelit e kemi studiuar dhe jemi përgatitur për ndeshjen. Nuk më është dhënë shpjegim pse nuk luajta, por ashtu ka menduar trajneri që mendon për ta fituar. Ne e mbështesim edhe pse doja të luaja.

Vipsport.al