Liga e Kombeve/ Zvicra turpëron Belgjikën, përmbysje dhe spektakël (Rezultatet)

Zvicra ka mundur me rezultatin 5-2 Beljikën, në takimin e fundit të Ligës së Kombeve. Megjithëse ishin në disavantazhin e dy golave, zviceranët kanë ditur të reagojnë mirë duke shënuar 5 gola të tjerë. Me këtë fitore, Zvicra ka fituar edhe grupin e saj, duke u renditur e para me pikë të barabarta por me më shumë gola se Belgjika.

Sakaq, Greqi ka humbur në shtëpi ndaj Estonisë me rezultatin 0-1, ndërsa Hungaria ka fituar 2-0 përballë Finlandës. Më herët, janë luajtur edhe takimet Angli-Kroaci, Irlandë e Veriut-Austri, Moldavi-Luksemburg dhe San Marino Bjellorusi.

Rezultatet:

Zvicër-Belgjikë  5-2
Rodrigez 26′, Seferovic 31′, 44′, 84′, Elvedi 62’/ Hazard 2′ 17′

Greqi-Estoni  0-1
Lamprubolos (ag) 44′

Hungari-Finlandë  2-0
Slazai 29′, Nagi 37′

Të luajtura

Irlanda e V.-Austri  1-2
Evans 57′ / Shlager 49′, Lazaro 90+3′

Moldavi-Luksemburg 1-1
Ginsavi 58′ / Bensi 70′

San Marino-Bjellorusi  0-2
Dragun 8′, Saroka 53′

Angli-Kroaci  2-1
Lingard 78′, Kejn 85 / Kramaric 57′