Liga e Kombeve/ Nuk mjafton Bejl për Uellsin, Maqedonia fiton dhe ngjitet në krye

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila e mundi me rezultatin 1-2. Golin e vetëm për Uellsin e shënoi i zakonshmi Bejl, por nuk ishte i mjaftueshëm për skuadrën e tij.

Maqedonia ka marrë një fitore me shumë vlera në fushën e Lihtenshtejnit. Golin e parë për ballkanasit e shënoi sulmuesi me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, ndërsa Nestorovski siguroi tri pikët për maqedonasit, që ngjiten në krye të grupit 4 në Ligën D.

Sllovakia ka shpartalluar 4-1 skuadrën e Ukrainës, por këta të fundit e kanë siguruar me kohë kualifikimin dhe luajtën si një miqësore. Edhe Armenia mori një fitore të thellë, pasi shkatërruar 6-2 skuadrën e Gjibraltarit, në fushën e këtyre të fundit./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Rezultatet e plota të Ligës së Kombeve:

Uells – Danimarkë  1-2
(Bejl 90′ / Jorgensen 42′, Brethuejt 88′)

Sllovaki – Ukrainë 4-1
(Rusnak 6′, Kucka 27′, Zrelak 52′, Mak 61′ / Konopianka 47′)

Qipro – Bullgari  1-1
(Zakariu 24′ / Dimitrov 89′)

Slloveni – Norvegji 1-1
(Verbic 9′ / Johnsen 85′)

Luksemburg – Maqedoni 0-2
(Bardhi 53′, Nestorovski 90+1′)

Gjibraltar – Armeni 2-6
(De. B 10′, Preslej 78’/ Movisjan 27′ 48′ 52′ 54′, Kartashan 66′, Karapetian 90+4′)