Legjenda e Italisë: Ibra i duhet Milanit, Italia nuk dhuron emocione

Demetrio Albertini beson se do të ishte një lëvizje e zgjuar për Milanin për ta rikthyer Zlatan Ibrahimoviçin në “San Siro”. Sulmuesi i LA Galaksi ka qenë i lidhur ngushtë me një kthim në kuqezinjtë, edhe pse ekipi amerikan synon për ta mbajtur atë.

“Unë gjithmonë do ta dëshiroja Ibran në ekipin tim,”- tha Albertini kur u pyet për sulmuesin suedez. “Ai jep zgjidhje të ndryshme dhe është një lojtar me personalitet”.

Albertini u pyet gjithashtu edhe për ekipin kombëtar të Italisë: “Pashë ndeshjen kundër Portugalisë, Italia luajti mirë dhe u organizua mirë në fushë, por nuk kishte shumë emocione.

Shpresoj se gjithnjë e më shumë italianë do të luajnë në Serie A, tani që ekipet tona janë duke bërë mirë në Evropë, italianët e rinj kanë mundësinë për të fituar përvojë në ndeshje të mëdha dhe kjo mund të jetë e rëndësishme edhe për ekipin kombëtar”.

Veronik Istrefaj – vipsport.al