Lajme të mira për Milanin, ndaj Juventusit rikthehet ylli i skuadrës

Milani mund të marrë frymë lirisht pasi në takimin e fundjavës ndaj Juventusit, i gatshëm do të jetë sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain i cili u dëmtuan kampionat dhe ishte në dyshim për atë ndeshje.

Lajmi u bë i ditur nga mediat italiane, të cilat raportojnë se Higuain është rikthyer në Milanelo dhe po punon fort që të jetë sa më i gatshëm për takimin e radhës që Milani luan ndaj kampionëve të Italisë. Ai do të humbasë takimin e sotëm që Milani ka në transfertë ndaj Betisit.

Rikthimi i Higuain, është një lajm i rëndësishëm për Milanin në këto kohë kur ka kapur zonën Champions dhe duhet për vazhdimësinë. Ai ka treguar shpesh herë një nuhatje goli dhe aftësi të mira para portës, sidomos këtë takim, ku do të luajë për hakmarrje ndaj ish-skuadrës së tij që e largoi pas ardhjes së CR7. /Erjon Allaraj-VipSport.al/