Lajm i mirë për Kosovën, FIFA “i dhuron” një supertalent për Ligën e Kombeve

Kosova ka mundësinë e artë për të synuar Europianin e ardhshëm, duke qenë se po bën një paraqitje të mirë në grupin e saj të Ligës së Kombeve. Këtë javë, Kosova do të luajë edhe dy ndeshjet e saj të fundit në këtë kompeticion që zhvillohet për herë të parë.

Fillimisht, Kosovën e pret një transfertë delikate në Maltë, ndërkohë që në ndeshjen e dytë, “Dardanët” do të presin në Prishtinë Azerbajxhanin. Në kuadër të këtyre takimeve, tekniku Bernard Shaland ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar, ku binte në sy Arijanit Muriç i cili aktivizohet me Mançester Sitin.

Portieri i talentuar i të rinjve të Sitit, ishte në dilemë në lidhje me mundësinë e tij për t’u aktivizuar me Përfaqësuesen e Kosovës, duke qenë se më parë ka luajtur për të rinjtë e Malit të Zi. Lajmi i mirë për Kosovën, vjen nga FIFA duke qenë se organi më i lartë i futbollit, ka lejuar Muriçin që të luajë për Kosovën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/