Lacio dhe Çelsi bëjnë detyrën, Sevilja “dridhet” në Turqi

Lacio ka mposhtur finalistët e sezonit  të shkuar të Europa League, Marsejë dhe ka arritur në një farë mënyrë të hakmerret pas asaj humbjeje në Francë. Golat nga Parolo dhe Korrea mjaftuan që lacialët të marrin tri pikët.

Fitore ka marrë dhe Çelsi, që edhe pse dominoi kundër BATE Borisov, nuk shënoi më shumë se një gol. Francezi Zhiru ishte ai që i dha fitoren bluve të Londrës.

Sevilja ka fituar mes ankthit dhe tensionit në Turqi, pasi ka mposhtur me vështirësi Akhisar Spor me rezultatin 2-3. Një ndeshje fantastike për tu ndjekur dhe kjo për meritë të skuadrës turke, që edhe pse ishin dukshëm inferiorë në letër, ia bënë mbrëmjen shumë të vështirë gjigantëve spanjollë./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Rezultatet e orës 18:55

Akhisar Spor – Sevilja  2-3
 Manu 52′, Aik 78′ / Nolito 12′, Muriel 38′, Banega 87′

Apollon – E. Frankfurt  2-3
 Zelaja 72′ 90′ / Jovic 17′, Haller 55′, Gacinovic 58′

BATE – Çelsi  0-1
Zhiru 53′

D. Kiev – Rene  3-1
Verbic 13′, Mikolenko 68′, Shaparenko 72′ / Sabatcu 90′

Genk – Beshiktash  1-1
 Berzh 88′ / Kuarezma 16′

Krasnodar – St. Liege 2-1
Sulejmanov 78′, Uanderson 82′ / Gonzales 19′

Lacio – Marsejë  2-1
Parolo 45′, Korrea 55′ / Tovo 60′

Malmo – Sarpsborg  1-1
Antonson 67′ / Milanov 50′

MOL Vidi – PAOK  1-0
Mortensen 63′

Rapid Viena – Vijareal  0-0

Spartak – Rejnxhërs  4-3
Malgarejo 22′, Tavanier ag 35′ ag, Adriano 58′, Hani 59′ / Eremenko ag 18′, Kandeias 27′, Midleton 41′