Kurbinasit mposhtin pastër Skënderbeun me Shtubinën dhe Gjonin (VIDEO)

Sfida e shumëpërfolur mes Laçit u luajt në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku kurbinasit i kanë shkaktuar humbjen e dytë ekipit korçar, duke u konfirmuar si “macja e zezë” e tyre. Shtubina dhe Gjoni shënuan golat e fitores 2-0 të Laçit.

Trajneri Shehi ka tentuar gjithçka për të marrë të paktën barazimin, por nuk ia ka arrtiur qëllimit. Skënderbue humbet kështu edhe kryesimin, pas fitores së Partizanit

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Laçit.

90’+1’ Harkim i Muzakës në zonë për Hoxhajn, ky i fundit rrëzohet pas një kontrasti me Shtubinën por Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

85’ GOOOL Laçi, shënon Gjoni. Pas një goditje dënimi, topi harkohet në zonë ku Gjoni pas disa tentativash arrin të shtyjë topin në rrjetë.

81’ Goditje dënimi spektakolare e Bregut nga 20 metra, po aq spektakolar është edhe grushtimi i Selmanit që shpëton portën e tij.

79’ Lëvizja e fundit e Shehit, në fushë hyn Hoxhaj për Oto Xhon.

78’ Krasniqi i afrohet golit të barazimit me një gjuajtje me kokë. Topi i harkuar në zonën nga e djathta goditet nga sulmuesi, por sfera përfundon jashtë ngjitur me shtyllën, duke dhënë për një çast përshtypjen e golit.

74’ Kundërzbritje e shpejtë e Laçit me Fangajn në krahun e djathë. Ai nis topin në qendër për Xhixhën por goditja e kij të fundit është për t’u harruar duke goditur jashtë.

68’ Shehi nuk vonon më dhe hedh në fushë Guexh, në vend të Demte.

68’ Tjetër mundësi e mirë shënimi për kurbinasit me Berishën që shpërthen në krahun e majtë, topi jepet në qendër për Shtubinën por vetëm një ndërhyrje e Teqjes i mohon festën e golit të dytë, vendimtar Teqja me daljen dhe grushtimin e tij.

66’ Sefgjini del në krahun e majtë pasi i merr sferën Ditës dhe gjuan në hyrje të zonës, por Teqja pret në pozicion.

64’ Tjetër ndryshim te kurbinasit, Eller zë vendin e Jonuzit.

63’ Najdenov provon të gjejë rrjetën me një goditje dënimi ballore, sfera kalon murin por mbërrin shuam lehtë në duart e Teqjes

60’ Kundërzbritje e shpejtë e Skënderbeut me Krasniqin, Berisha e ndal me faull futbollistin kundërshtar dhe ndëshkohet me të verdhë.

54’ Ndryshim në rreshtimin e Skënderbeut, me Krasniqin që zë vendin e Gripshit në fushë.

54’ Radas provon me një goditje dënimi, topi nuk kalon murin mbrojtës.

49’ Aksion i shpejtë i Skënderbeut, topi te Xhon në zonë por Selmani del dhe grushton sferën, ndërsa fiton faull pa përplasjes te sulmuesi.

46′ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime te skuadrat.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë në avantazhin e Laçit.

45’+1’ Shtubina bën gjithçka mirë në krahun e djathtë, pason në qendër për Berishën por ky i fundit nuk gjuan në portë duke shpërdoruar mundësi të artë shënimi.

45’ Jepet një minutë shtesë.

44’ Bregu shpërdoron një mundësi të mirë shënimi me gjuajtjen e tij, e cila përfundon jashtë kuadratit të portës së Selmanit.

40’ Qarkullim i gjatë i topit nga skuadra e Skënderbeut e cila për momentin nuk po gjen shumë hapësira në prapavijën e kurbinasve.

36’ Gripshi kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Gjoni, gjyqtari Xhaja e cilëson të pavullnetshme.

35’ Ndryshon Memelli, hedh në fushë Berishën në vend të Altiparmakovskit.

34’ Gripshi jep një top të shpejtë në korridor ballor për Muzakën, mesfushori nuk arrin sferën që përfundon në duart e Selmanit.

26’ Aksion nga krahu i djathtë i Shtubinës, topi në qendër për Altiparmakovskin që nuk gjen kuadratin e portës.

29’ Altiparmakovski ndëshkohet me karton të verdhë për simulim. Pas një sulmi të shpejtë, ai rrëzohet pas një dalje nga zona të portierit Teqja. Xhaja i tregon kartonin e verdhë pa hezituar.

27’ Kundërzbritje e shpejtë e Muzakës në krahun e djathtë, topi i tij në qendër ulet nga Xhon për Bregun, por gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga mbrojtja dhe kalon jashtë.

25’ Aksioni i radhës i Skënderbeut nga krahu i djathtë. Vangjeli harkon në zonë por as Gripshi e as Oto Xhon nuk arrijnë të shtyjnë topin drejt portës së skuadrës kurbinase.

21’ Dita provon edhe ai të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, por sfera kalon shumë lart mbi traversë.

17’ Skënderbeu i afrohet shumë golit me Bregun, i cili vë në provë refleksin e Selmanit me një gjuajtje në hyrje të zonës, por gjen të gatshëm portierin i cili devijon në këndore.

14’ Zgjohen korçarët, që shtyjnë Laçin në gjysmëfushën e vet dhe marrin kontrollin e plotë të lojës në këto minuta.

12’ Harkim i rrezikshëm i Gripshit nga krahu i djathtë që kthehet thuajse në një gjuajtje në portë, por kalon mbi kuadrat.

7’ GOOOL Laçi, shënon Shtubina. Aksion në krahun e majtë pas një rivënie anësore të shpejtë. Altiparmakovski nis topin te Kallaku i cili e kthen në shtyllën e dytë ku Shtubina me kokë e dërgon në rrjetë.

 

2’ Shtubina mundohet që në minutën e dytë të gjejë rrjetën me një kundërzbritje të shpejtë në të djathtën, pro topi mbi portierin nuk gjen katrorin e portës.

1’ Fillon ndeshja me shkelmimin nga qendra të korçarëve.

LAÇI-SKËNDERBEU 2-0
7′ Shtubina, 85′ Gjoni

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Toro, Sefgjini, Lushkja, Najdenov (90′ Mersinaj), Jonuzi (64′ Eller), Xhixha, Shtubina, Altiparmakovski (36′ Berisha).
Trajner: M. Memelli

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte (68′ Guexh), Gripshi (54′ Krasniqi), Oto Xhon (79′ Hoxhaj), Bregu.
Trajner: O. Shehi

KV: Altiparmakovski, Sefgjini, Berisha / Radas

Gjyqtar: Juxhin Xhaja