Kryesuesit e Kategorisë së Parë drejt transfertës me dy titullarë të rikthyer

Besa do të luajë këtë fundjavë në transfertë me Tubrinën e Cërrikut që mban vendin e parafundit në grupin b. Kavajasit kanë pasur jo pak oshilacione, e madje me Lushnjën në fushën e tyre, nëse nuk do të shënonte Cara, ndeshja mund të përfundonte në barazim dhe kavajasit do të futeshin në kolaps.

Por, me Lushnjën, trajneri i Besës, Gentian Begeja nuk kishte dy titullarë për lojë dhe bëhet fjalë për Meglid Mihanin, që është kapiten dhe lider i skuadrës verdhezi si dhe sulmuesin Albi Çekiçi, një nga lojtarët më në formë  të kavajasve deri më tani.

Në transfertën e Cërrikut, të dy titullarët janë gati dhe natyrisht që trajneri Bgeja do ta ketë më të lehtë për të ndërtuar 11-shen. Po t’i hedhsh një sy stolit kavajas, alternativat janë të pakta, kryesisht lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories