Krizë dëmtimesh në mbrojtje, Milani pranë akordit me lojtarin e Sao Paolos

Agjenti i mbrojtësit të Sao Paulos, Rodrigo Kaio besohet të jetë në Itali për t’u takuar me drejtorin teknik të Milanit, brazilianin Leonardo.

Kuqezinjtë kanë një krizë dëmtimesh në mbrojtje, me Matia Kaldara dhe Mateo Musakion që do të mungojnë deri në 2019-ën dhe kapiteni Alesio Romanjoli që do të jetë një muaj jashtë fushave.

Mediat në Itali besojnë se Kaio dhe agjenti i tij do të takohen me Leonardon për të parë nëse një marrëveshje mund të bëhet, edhe pse Sao Paulo e vlerëson mbrojtësin më shumë se 10 milionë euro.

Veronik Istrefaj – vipsport.al