Kristiano Ronaldo te Milani, Fasone: Unë i binda që të mos e blinim

Kristiano Ronaldo mund të ishte një futbollist i Milanit dhe jo i Juventusit… po të mos ishte për Marko Fasonen. Ish-administratori i deleguar gjatë periudhës kur klubi ishte nën pronësinë e kinezëve, ka zbuluar se ka pasur bisedime konkrete për transferimin e portugezit në Milano dhe kishte qenë ai personi që kishte frenuar gjithçka.

“Është e vërtetë. Janghong Li dëshironte të merrte Kristiano Ronaldon te Milani”, pohoi Fasone për “Il Sole 24 Ore”. “Mr. Li dëshironte të merrte CR7 pasi ndjente se kishte një forcë të madhe në tregun kinez. Lojtari dëshironte të largohej nga Madridi. Ne jemi takuar në korrik 2017 me menaxherin e tij, Mendes, për të verifikuar kostot dhe gatishmërinë e lojtarit. Pastaj unë e binda të hiqte dorë nga ëndrra: Ronaldo kushtonte shumë”.

Tani Fasone nuk është më pjesë e klubit, ashtu si janghong Li, me të cilën ish-administratori ka pohuar se nuk ka më kontakte prej shumë kohësh. “Nuk kam kontakte me të, ndonjëherë flas me krahun e djathtë të tij, David Li. Nuk më shqetëson nga erdhën paratë e tyre. Në marrëveshje ishin përfshirë këshilltarë me emër. Përse duhej të dyshoja për prejardhjen e parave të tyre?”, deklaroi ish-drejtuesi i cili në fakt ka hedhur në gjyq kuqezinjtë dhe kërkon dëmshpërblim të majmë për shkarkimin nga puna pas një sezoni të cilin ai e ka cilësuar “shumë të mirë”. /vipsport.al/