

Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiç, aktualisht po kalon një vit si i huazuar te Çelsi dhe deri më tani, ka bërë 15 paraqitje për Blutë e Londrës.
24-vjeçari duket shumë i lumtur në Londër dhe nuk ka ndërmend të rikthehet te Real Madridi, pasi tha se me Sarrin ndihet si lojtar i rëndësishëm i skuadrës.
Kovaçiç tha për spanjollen “Marca”: “Dua të jem i lumtur dhe të luaj ndeshje, të ndjej një përgjegjësi brenda ekipit dhe këto i kam gjetur te Çelsi.
Nuk e di sesi dy klubet do të veprojnë gjatë verës, por unë e kam thënë dhe do vazhdoj ta them se dua të luaj dhe se të Çelsi, jam realisht shumë i lumtur.”
Çelsi aktualisht nuk ka një mundësi për të blerë Kovaçiç verën e ardhshme, pasi një shumë jo e bërë publike ekziston në kontratën e mesfushorit kroat./Veronik Istrefaj – vipsport.al/
more recommended stories
Liverpuli dhe Bajerni çmenden pas yllit të Lionit, presidenti Aulas i ofron rinovimin
Liverpuli dhe Bajerni i Mynihut e.
Mançester Junajtid përgatit goditjen e madhe, ofertë faraonike për yllin e Dortmundit
Mançester Junajtid po kalon një moment.
Zgjedhje të detyruara për Ançelotin, Hysaj kthehet titullar në një tjetër pozicion
Napoli kthehet sot në fushë, pas.
Momente frike për Uanda Narën në Milano, interistët i gjuajnë makinën me gurë
Momente frike këtë mëngjes për Uanda.
Leave a Comment