Kombëtarja e Shqipërisë, zgjedhje me zemër apo për karrierë? Ja çfarë deklaronte Ismajli në muajin maj

Ardjan Ismajli është bërë pjesë e kombëtares kuqezi dhe emri i tij bën pjesë në listën e shpallur sot nga trajneri i kuqezinjve, Kristian Panuçi. Ismajli, aktualisht pjesë e skuadrës së Hajdukut të Splitit, në muajin maj, kur Kosova na ka mundur 3-0 ishte titullar.

Disa herë ka ndryshuar mendje, e madje në muajin maj, kur po luante te kosovarët pohonte:  “M’u dha mundësia të kthehem në Kombëtare pas problemeve që kisha me trajnerin e mëparshëm, çdo gjë besoj se do të shkojë në rregull”, deklaronte ai për “SuperSport” nga grumbullimi i përfaqësueses. “Unë kam qenë gjithmonë pjesë e Kosovës, kam zgjedhur Kosovën. Thjesht nuk kam qenë me ekipin e parë pasi kam pasur probleme me trajnerin e kaluar. Unë kam familjen nga Kosova dhe do të vazhdoj kështu, duke qenë pjesë e saj”.

Ka një pikëpyetje të madhe grumbullimi i tij me Shqipërinë. Panuçi kishte nevojë për një lojtar si Ardjan Ismajli dhe nëse kemi të bëjmë me një zgjedhje zemre të kosovarit, apo ndoshta hapësirat te Kosova erdhën duke u ngushtuar, duke e detyruar që të bëj një zgjedhje për karrierën e tij. Megjithatë, mbetet për t’u parë edhe performanca e Ismajlit me kuqezinjtë.

E.S.Vipsport.al/

more recommended stories