Kërkon 20 mln euro dëmshpërblim, Çelsi hedh në gjyq Konten

Kanë kaluar pothuajse pesë muaj që kur Antonio Konte u shkarkua nga pankina e Çelsit. Pas shkarkimit të italianit, asnjë marrëveshje nuk është gjetur midis dy palëve dhe ata tani duket se kanë arritur një ngërç, sipas “Sky Sports”.

Çelsi synon të arrijë një marrëveshje dhe janë përpjekur të planifikojnë një takim me Konten dhe avokatët e tij. Ai ende kishte 12 muaj kontratë dhe përveç rrogës së tij, që mund të arrijë deri në 20 milionë euro, italiani kërkon edhe të dëmshpërblehet.

Drejtuesit e Çelsit nuk kanë ndërmend të paguajnë shumën e kërkuar nga Konte dhe janë gati ta çojnë këtë çështje në gjyq. Konte preferon që çështja të mos shkojë në gjykatë, por duket se nuk do të ketë mënyrë tjetër për dy palët./Veronik Istrefaj – vipsport.al/