Kategoria e Dytë, Grupi B  / Shkumbini mposht Maliqin, shiu anulon ndeshjen në Ersekë

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 9-të të Kategorisë së Dytë, ku kanë rënë në sy fitoret e Shkumbinit ndaj Maliqit kryesues, por edhe Devolli ka marrë 3 pikët në transfertën delikate të Patosit, në fushën e një rivali për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, si Albpetroli.

Por, me prishjen e motit duket se ka filluar edhe problemtika në Kategorinë e Dytë, pasi në Ersekë, në fushën e Gramozit nuk është luajtur takimi Gramozi-Tepelena, për shkak se stadiumi ka qenë i tejmbushur dhe topi nuk qarkullonte fare.

Delvina e Termi kanë fituar në shtëpi, respektivisht ndaj Naftëtarit e Përmetit. Por, edhe Memaliaj ka mundur Butrintin, ndërsa Skrapari është mundur në shtëpi nga Këlcyra. Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme:

E.S./Vipsport.al/

 

GRUPI B / Rezultatet

Shkumbini-Maliqi       1-0

Delvina-Naftëtari        1-0

Skrapari-Këlcyra         0-1

Albpetrol-Devolli        0-1

Term-Përmeti              1-0

Memaliaj-Butrinti        4-3

Gramozi-Teplena (S’u zhvillua)