Kategoria e Dytë, Grupi A / Ndalen pretendentët, shtatë ekipe në luftë për vendin e parë

U mbyll java e 9-të e Grupit A të Kategorisë së Dytë, ku kanë rënë në sy ndalesat e Partizanit B në Luz, apo dhe Sopoti që ka barazuar në transfertë me Spartakun. Pa harruar edhe Tërbunin që është ndalur në Gramsh.

Internacionali ka mundur Kukësin B, ndërsa Klosi s’e ka diskutuar fitoren me Tiranën.Vllaznia B është shfaqur në formë, duke marrë një fitore bindëse 2-4 ndaj Adës në fushën e kësaj të fundit, ndërsa shkodranët tashmë kanë filluar që të kenë synime madhore.

Madje, ata do të synojnë rikthimin në të Parën sërish. Bie në sy një luftë e madhe për kreun, pasi janë shtatë skuadra që duan të ngjiten një kategori më lartë. Ja rezultatet e ndeshjeve të sotme:

E.S./Vipsport.al/

 

GRUPI A / Rezultatet

Luzi 2008-Partizani B 0-0

Internacional-Kukësi B           1-0

Spartaku-Sopoti          0-0

Ada-Vllaznia B           2-4

Klosi-Tirana B 3-0

Gramshi-Tërbuni         1-1

Kevitani është i përjashtuar nga gara