Kamza hap portën, Teuta shënon 3 gola për 9 minuta

Kamza ka zhvilluar një paraqitje të shëmtuar në minutat e fundit të ndeshjes. Ndërkohë që kryesonte 1-0 ndaj Teutës, skuadra e trajnerit Klodian Duro ka pësuar një shthurje totale, duke pësuar 3 gola për nëntë minuta. Në fillim u barazua me një 11-metërsh në minutën e 78-të, dhe më pas erdhën edhe dy gola të rrufeshëm nga Progni dhe Beqja, saktësisht në minutën e 81 dhe 86-të.

Mbyllet gjithçka, 1-3

 

86′ – GOOOL. Fabian Beqja gjuan fort brenda zonës dhe shënon golin e sigurisë ndaj Kamzës, pas një sulmi të shpejtë.

84′ – Rezi merr vendin e Zisit te Kamza.

81′ – GOOOL.  Progni gjuan brenda zonës dhe portieri Avdyli nuk arrin të bëjë asgjë. Përmbys gjithçka Teuta në pjesën e dytë.

79′ – Vila futet në fushë për Teutën, del Gjeorgjievski.

78′ – GOOOL. Gjuan Latif dhe barazon rezultatin në 1-1.

77′ – Penallti për Teutën. Gjuan Progni dhe Malaj shkakton penallti. Protestojnë lojtarët e Kamzës, por nuk ndryshon asgjë.

74′ – Avdyli grushton para se topi të shkojë te Progni.

71′ – Mumajezi shkakton një goditje dënimi, pasi i ndërhyn Vecajt. Gjuan Progni dhe topi kalon ngjitur me shtyllën.

70′ – Kamara i afrohet sërish golit të barazimit, por nuk ia arrin qëllimit.

69′ – Trajneri Klodian Duro freskon ekipin me Mumajezin, i cili zëvendëson japonezin Fukui.

65′ – Trajneri Bledi Shkëmbi bën edhe lëvizjen e dytë nga stoli. Vecaj merr vendin e Kallakut.

60′ – Nglumon Teuta. Sidibe gjuan me kokë dhe topi devijohet në korne. Kroson Progni dhe ndërhyn Roloviç. Gjuajnë  më pas Kallaku dhe Sidibe dhe topi shkon ngjitur me shtyllën e Avdylit.

58′ – Arrabal largon topin mbi vijën fatale, pas devijimit të Shkallës. Mbrojtësi i Teutës përfitoi edhe nga dalja e gabuar e portierit të Kamzës

55′ – Mbrojtësit e Teutës kthejnë topin rrezikshëm te Hidi, i cili reagon me shpejtësi, para se të vijë aty Roloviç.

54′ – Del nga fusha Peçi dhe vendin e tij e merr kapiteni Sebino Plaku.

46′ – Ndërrim te Teuta. Del mbrojtësi Bici dhe vendine  tij e merr Kamara.

45’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin e Kamzës.

44’ Edhe Bici përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.

35’ Ndeshje tejet e tensionuar, me shumë futbollistë të cilët janë ndëshkuar me karton të verdhë.

29’ Goditje dënimi e fortë e Osmanit, edhe Mehmeti provon të gjejë rrjetën pasi topi kthehet nga muri por pa sukses.

26’ Zisi vë në provë reflekset e Hidit pas një aksioni të shpejtë nga e majta, gardiani përgjigjet në pozicion dhe ruan portën nga goli i dytë.

17′ GOOOL Kamza, shënon Bonani. Goditje dënimi e Mehmetit, Hidi grushton por Bonani kthen sferën drejt rrjetës pasi ndjek aksionin.. 

13’ Edhe Peçi gjen hapësirën për të gjuajtur pranë portës, por tentativa e tij nuk arrin të kalojë portierin  e durrsakëve.

11’ Fukui është i pari nga radhët e Kamzës që vë në provë reflekset e Hidit, i cili ndal goditjen e tij.

4’ Edhe Osmani provon nga distanca pa shqetësuar Avdylin që shoqëron topin jashtë kuadratit.

2’ Shkalla provon me një goditje të shpejtë pas një harkimi në zonë, por nuk gjen kuadratin.

1’ Fillon ndeshja në Kamëz.

KAMZA-TEUTA  1-3
17′ Bonani/ 78′ Latif (p), Progni 81′, Beqja 86′

Kamza: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Bonani, Idrizaj, Fukui, Zisi, Malaj, Mehmeti, Roloviç, Peçi (Plaku 54′). Trajner: K. Duro

Teuta: Hidi, Gjeorgjievski, Bici (Kamara 46′), Shkalla, Beqja, Sidibe, Osmani, Avdyli, Kallaku, Latif, Progni.
Trajner: B. Shkëmbi

KV: Peçi, Zisi, Arrabal, Malaj  / Kallaku, Bici