Juventusi dhe Napoli çmenden për talentin e Tuluzës, gati ofertat

Juventusi dhe Napoli janë vendosur të luftojnë atë për mbrojtësin e Tuluzës, Zhën-Klair Todibo, 18-vjeçari me një potencial të jashtëzakonshëm.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, të dy klubet e Serie A kanë vendosur të bëjnë oferta zyrtare për lojtarin francez dhe synojnë ta marrin në muajin janar.

Napoli është favorit, pasi agjenti i Todibos, Bruno Satin gjithashtu përfaqëson Kalidou Koulibalin. Napoli e ka gati planin: Do të nënshkruajë me të, por do e marrë në skuadër në muajt e verës dhe do e lërë të rritet edhe për gjashtë muaj në Francë.

Fillimisht, Todibo e nisi karrierën si një mesfushor, por kur u grumbullua me skuadrën e parë këtë sezon, u shndërrua në qendërmbrojtës, ku po bën një sezon shumë të mirë.

Veronik Istrefaj – vipsport.al