Jupi e përsërit: Vetëm Rashica do bënte diferencën te Shqipëria, Kosova na kalon për 5-6 vite

Ish-futbollisti Redi Jupi, deklaron se Tirana vjen me probleme të mëdha në derbi, edhe pse te Partizani në ditët e fundit ka vluar çështja “Hoxha”. Në “Procesi Sportiv” ai ka folur për këtë sfidë të veçantë.

Çështja Hoxha
Futbollistët janë bërë rol model për fëmijët dhe i njohin mirë kush janë Hoxha apo të tjerë. Ai nuk ka pasur probleme dhe të vjen keq. Shpresoj ta ketë kuptuar atë që ka bërë dhe shpresoj mos të jetë kjo ajo që Hoxha ka bërë, në raport me karrierën e tij dhe shpresoj të mbyllet me një leksion për atë dhe për ato që e kanë ndjekur”.

Situata e Tiranës
“Patjetër që vjen me probleme këtu se shihet nga renditja, me pak pikë para Kamzës. Për fatin e saj Kamza vazhdon të humbë se ndryshe Tirana do të kishte hyrë në zonën e rënies me kohë. Për Partizanin ka probleme por vazhdon të jetë në vend të parë, duke pasur një grup model. Tirana nuk po bie me këmbë në tokë të hyjë në realitetin e situatës që ka hyrë thellë në realitetin e rënies nga kategoria. Kamza nuk mund të humbë pafund se ka një grup më të mirë lojtarësh. Tirana nuk ka grup cilësor, nuk prodhon shumë gjëra me atë grup që ka, Kamza mbase ka të njëjtat vlera me Tiranën.

Mes gjithë halleve që ka, Tiranës i shtohet derbi. Tirana i ka pikët jetike, për Tiranën nuk duhet të shihet si derbi, asaj i duhet për pikë, se edhe një pikë i lëviz. Tirana ishte në avantazh e humbte ndeshjet duke qenë në avantazh se mendonte jemi Tirana e madhe e vazhdonte e sulmonte.

Tirana ka qenë ekip i përplasjeve të mëdha të brendshme, kishte përplasje të forta rrymash kur isha futbollist. Të gjitha sillnin progres në skuadër, ka qenë një ambient shumë interesant, gjithmonë ka qenë kështu, ka qenë ambient polemikash, asnjëherë i qetë. Por ishin ndeshjet në Laç e Peqin, nuk luhej dot fare, e lojtarët merrnin kartonin e dytë e të tretë të verdhë. Kam luajtur me Dinamon e Tiranën, por te Tirana nuk i hapnin rrugë atëherë, nuk i linin të bënin si të gjithë të tjerët”.

Situata e Partizanit
“Stafi i ka marr maksimumin këtyre lojtarëve. Te goli e kupton se Albani është i rëndësishëm se goli është shumë i thjeshtë, nuk ishte i parezitueshëm. Partizani bëri lojën e vet, por Flamurtari është më i mirë se Partizani, ka nivel me cilësor se Partizani, sidomos me futjen e Kale, që është pikë pasimi, jep topin. Ky tregon edhe nivelin e Superiores, se një lojtar vjen pas pushimit e bën diferencën”.

Për deklaratën rreth Rashicës
“Kam thënë se Kosova i menaxhon mirë ndërrimet dhe çfarë bën. Mua nuk më ndryshon njeri mendjen që pas 8-9 viteve mund të bëjë ekip më të mirë se ne. Por i qëndroj idesë që për mendimin tim, një nga lojtarët që do të lëvizte ekuilibrat te ne do të ishte Rashica. Kosova ka lojtarë të tjerë të mirë, si Berisha i Lacios. Por lojtarë të tillë i kemi, pastaj një që nuk e kemi është Rashica. Patjetër që jemi por Kosovës se na shtohet një skuadër, edhe pse do të donim të ishim një. Pas 5-6 vitesh Kosova na kalon teknikisht në vlerat që ka, janë në rrugë të mbarë, por për momentin jemi ende para”.

/vipsport.al/