Jo vetëm te Milani, edhe Interi preket nga dëmtimet e rëndësishme

Në takimin mes Anglisë dhe Kroacisë, i vlefshëm për Ligën e Kombeve, mbrojtësi i Interit, Sime Vrsajlko është dëmtuar dhe është detyruar të dalë nga fusha e lojës vetëm pas 26 minutash.

Mbrojtësi kroat u largua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes dhe mori ndihmën e parë nga mjekët e skuadrës, por pasdite pritet të dalë dhe grafia e plotë e tij.

26-vjeçari ka qenë një pjesë e rëndësishme e formacionit të Luçiano Spaletit dhe dëmtimi i tij është një goditje e rëndë për Interin, të cilët shpresojnë që të mos ketë asgjë serioze për mbrojtësin kroat.

Veronik Istrefaj – vipsport.al/