Java e 13-të, Superioria zbret në fushë të dielën, Kukësi-Teuta luhet në fillimjavë

Superiorja do të rikthehet në fundjavë, me sfida interesante. Janë katër çifte, ku bien në sy takime interesante, mes Partizanit që pret Laçin si dhe Skënderbeu pret Flamurtarin e Vlorës.

Ndërkohë, sa i përket “zonës së ftohtë”, Luftëtari pret Tiranën, ndërsa Kastrioti do të luajë me Kamzën dhe ky mund të jetë një shans i fundit për krutanët nëse duan të mbijetojnë në Superiore.

Të hënën zhvillohet në Kamzë ose në “Elbasan Arena”, pasi ende nuk është përcaktuar nga FSHF-, sfida mes Kukësit dhe Teutës.

E.S./Vipsport.al/

Java e 13-të

11.11.2018, ora 14:00

Luftëtari-Tirana

Kastrioti-Kamza

Ora 15:00

Skënderbeu-Flamurtari

Partizani-Laçi

12.11.2018, ora 17:00

Kukësi-Teuta

 

more recommended stories