Ismajli: Gjithmonë kam dashur Shqipërinë, nuk pendohem për zgjedhjen

Ardian Ismajli debutoi sonte me fanellën e Shqipërisë në humbjen 0-4 ndaj Skocisë. I pyetur nga gazetarët në lidhje me zgjedhjen e Shqipërisë, ai u shpreh se nuk pendohet për këtë vendim, pasi ka dashur gjithmonë të luajë për kuqezinjtë.

“Gjërat shkuan keq nga kartoni i kuq. Ishim një lojtar më pak dhe u dobësua mesfusha. Kështu e ka futbolli dhe shpresojmë të luajmë më mirë ndeshjet tjera. Më pëlqen të luaj më mirë si qendërmbrojtës.

Kosovës i uroj më të mirat dhe të kualifikohen. Unë kam dashur gjithmonë që të luaj për Shqipërinë, por kanë qenë disa probleme që nuk më kanë lejuar. Nuk pendohem për zgjedhjen time dhe falënderoj trajnerin për besimin e dhënë”, u shpreh Ismajli. /VipSport.al/