Ish-fantazisti i Kombëtares luan ndeshje bamirësie me yjet e futbollit botëror

Në stadium “Komerzbank Arena” të Frankfurtit u zhvillua ndeshja e bamirësisë, e cila është organizuar enkas nga ish-yjet e futbollit gjerman dhe atij botëror për të siguruar të ardhura për fëmijët në nevojë. Binin në sy në këtë ndeshje emrat e brazilianit Ronaldinjo, por edhe ato të Ailton, Kuranjit si dhe Kevin Princ Boateng.

Pjesa e kësaj sfide ishte edhe ish-mesfushori fantazist i skuadrës sonë përfaqësuese, vlonjati Ervin Skela. Takimi përfundoi me shifrat 5-4 në favor të skuadrës së brazilianit Ronaldinjo.

Skela luajti gjatë gjithë 90-të minutave të kësaj miqësore, ndërsa tregoi se nuk e kishte humbur intuitën e të dhuruarit spektakël, duke qenë kështu një përfaqësues i denjë i futbollit shqiptar në këtë ndeshje bamirësie.

E.S./Vipsport.al/