Ironike/ Ranieri zëvendësoi te Fulhami lojtarin e parë që bleu si trajner i Çelsit

Klaudio Ranieri u rikthye të drejtojë një skuadër angleze që nga koha kur fitoi titullin kampion me Leisterin, që konsiderohet si surpriza më e madhe e gjithë historisë së futbollit.

Tekniku italian mori drejtimin e skuadrës së Fulhamit, që disa ditë më parë shkarkoi trajnerin që i ngjiti në Premier Ligë, Slavisa Jokanoviç.

50-vjeçari u shkarkua nga klubi londinez dhe Ranieri mori vendin e tij. Është pikërisht italiani që e solli Jokanoviçin në Premier Ligë, plot 18 vite më parë. Në verën e vitit 2000, Ranieri ishte trajner i Çelsit dhe blerja e parë e tij te blutë e Londrës ishte pikërisht Jokanoviç./Veronik Istrefaj – vipsport.al/