Ironia e anglezëve për Alison pas gabimit në Beograd: Karius paska lënë mjekër!

Humbja në Beograd ka krijuar një situatë të pakëndshme te Liverpuli, por edhe pak humor. Askush nuk ia ka mohuar meritat Crvena Zvezdës, që bëri një ndeshje të madhe dhe shënoi dy herë me Pavkov. Sigurisht që anglezët duhej të bënin më shumë, duke nisur nga Alison.

Portieri brazilian është në vënë ne qendër të kritikave, veçanërisht për golin e dytë të pësuar në transfertën e Beogradit. Ai nuk reagoi si duhet pas gjuajtjes nga rreth 30 metra të lojtarit kundërshtar.

Ish-portieri i Romës ndërhyri me dorën e gabuar, atë që ishte më larg topit, prandaj dhe reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të pamëshirshme për brazilianin: “Alison është Kariusi me mjekër”, – kanë ironizuar disa tifozë anglezë në Tuiter. / Vipsport.al/F.R