Interi dhe Juventusi në garë për Tonali, por Çelino kërkon 25 milionë euro

Të gjitha skuadra po bëjnë llogaritë e tyre për merkaton e dimrit. Interi dhe Juventusi, përveç shumë emrave që kanë në listën e përforcimeve, po ndjekin me shumë interes edhe lojtarin që do të debutojë me fanellën e Italisë, Andrea Tonali.

Paratiçi ka lëvizur edhe më parë për këtë futbollist të talentuar, duke marrë informacione direkt nga Çelino. Çmimi i fiksuar është 25 milionë euro dhe detyrimisht që do të rritet me kalimin e kohës, duke parë progresin e këtij lojtari.

Nuk përjashtohet edhe mundësia që presidenti i Breshias të ketë një plan për të mbajtur atë dhe për të tentuar Serinë A, për ta shitur më pas mesfushorin me një çmim shumë më të lartë. Ose ai mund ta huazojë në një ekip, ku ai mund të rritet më shumë. / Vipsport.al/F.R