Infermieria e Milanit e tejmbushur, dhimbje koke për Gatuzon

Problemi më i madh te skuadra e Milanit ëshë numri i lojtarëve të dëmtuar dhe nuk duket sikur gjërat do të jenë më mirë kundër Real Betisit në Europa League.

Gatuzo tha në konferencën për shtyp dje se Davide Kalabria dhe Gonzalo Higuain do të humbasin ndeshjen e sotme të Europa League, ndërsa të dy parashikohet të kthehen për ndeshjen kundër Juventusit të dielën.

Ai që do të humbasë ndeshjen e sotme dhe atë kundër Juventusit, është Xhakomo Bonaventura. Mungesa e Bonaventurës sigurisht ka detyruar Gatuzon të kthejë formacionin 4-4-2, me Higuain dhe Kutrone në sulm. Por dëmtimi i argjentinasit ka bërë jo pak me dhimbje koke Gatuzon.

Kaldara dhe Biljia janë të dy jashtë për shkak dëmtimi dhe rikthimi i tyre në skuadër mbetet ende një “mister”. Infermieria e Milanit duket e tejmbushur./Veronik Istrefaj – vipsport.al/