Ignat: Vllaznia ngjitet që këtë sezon në Superiore, nuk i kemi frikë kundërshtarët

Mbrojtësi rumun i Vllaznisë, Dan Ignat po bën një sezon shumë pozitiv me skuadrën shkodrane, e cila ka mbrojtjen më të mirë në Kategorinë e Parë.

Vllaznia është pretendente për tu ngjitur në Superiore që këtë sezon, mendim që e ndan edhe vetë mbrojtësi Ignat, që mes të tjerash tha:

“Jam i kënaqur me mënyrën si kanë shkuar gjërat, kemi një ekip me lojtarë të mirë, por jam i kënaqur edhe me faktin se jam pjesë e këtij klubi të madh në Shqipëri, me një histori të madhe, paçka se tani luan në kategorinë e parë.

Jam i bindur se do të kthehemi sërish aty ku duhet të jemi, në Superiore. Nuk ka asnjë frikë për kundërshtarët. Ne bëjmë lojën tonë, e rëndësishme është që të marrim sugjerimet e trajnerit dhe të bëjmë punën tonë sepse jemi të gjithë profesionistë dhe kemi dëshirën e madhe për tu ngjitur në Superiore.

Do të ngjitet Vllaznia që këtë sezon në Superiore? Sigurisht. Me 100% vitin tjetër ne do të jemi duke luajtur aty”,- u shpreh Ignat./Veronik Istrefaj – vipsport.al/