Hysaj: Sot gjetëm lojën tonë, Shqipëria në mbrojtje fiton gjithmonë

Mbrojtësi Elseid Hysaj bëri një ndeshje shumë pozitive në fitoren 1-0 të Shqipërisë kundër Uellsit. Pas kësaj sfidë, Hysaj foli për mikrofonat e “RTSH”, ku u shpreh:

“Shyqyr që gjetëm lojën tonë dhe shënuam gol. Jam i kënaqur pasi është mirë për moralin tonë. Faza mbrojtëse ndryshoi pasi ishim të gjithë mbrapa dhe kundërsulm.

Problemi me Skocinë ishin edhe episodet. Skocia erdhi për barazim dhe jo për fitore. Me këtë modul do kishim shkuar më mirë edhe ndaj Skocisë.

Shqipëria kur fiton është mirë dhe më pëlqen në mbrojtje. Këtë dimë të bëjmë më mirë. Shpresoj të luajnë më shumë futbollistët nëpër klube”.

Vipsport.al

Related Posts