Hafizi: Nuk jemi ne për goleada, kërkojmë të jemi të parët dhe askush nuk e di se si

Ish-trajneri i Kombëtares dhe specialisti i futbollit, Astrit Hafizi, i ftuar në “Supersport” është shprehur se Shqipëria nuk është një skuadër që mund të synojë fitore me goleada, duke qenë se ende nuk ka grupin që mund ët fitojë dhe ky është gabim.

Nuk duhet të bëjmë sulmuese, pasi në këtë ndeshje duhet të synojmë vetëm fitore dhe nuk jemi ende në stadin ku të synojmë për goleada. ne kërkojmë gjithmonë që të dalim të parët, por se si dalim askush nuk e di. Ne duhet të gjejmë si fillim futbollistët që janë të gatshëm radhën tjetër dhe atëherë të synojmë të dalim të parë .

Ne kemi pasur shumë shans që kemi fituar ndeshjen me Izraelin pasi ata kanë pasur 2-3 raste për të shënuar. Nëse gjejmë skuadër që vendoset mirë nga trajneri dhe jo të kemi 51 futbollistë, ku vjen njëri dhe ikën tjetri pas vetëm një ndeshjeje. Edhe raporti që krijohet si rasti i Agollit që e sjell dhe nuk e futboll në lojë nuk  ka sens.

Mund t’i bëhet një lojtari të ri, por ne kemi ide të paqarta. Ne kemi këtë ndeshje dhe duam të fitojmë që të kualifikohemi, por ky është gabim. Më mirë të përgatisnim një ndeshje për shortin e dhjetorit dhe që luhen ndeshjet në mars. Gjërat nuk janë parë mirë, pasi edhe drejtuesit thonë gjithmonë “Objektivi ynë është që të dalim të parët në grup””, u shpreh Hafizi.