Goleadë dhe spektakël, Kosova shkatërron Maltën (VIDEO)

Kosova ka arritur të mundë Maltën me rezultatin e thellë 0-5, rezultat ky që e mban Kosovën në vendin e parë dhe pret e qetë në Prishtinë Azerbajxhanin. Një barazim ndaj azerëve, do t’i mjaftonte Kosovës për të kaluar në Ligën c, që do të ishte padyshim një arritje e madhe për Kosovën.

Minutë pas minute:

87′ GOOOL Kosova! Ka shënuar edhe Rashica.

80′ GOOOL Kosova! Avdijaj ka shënuar sërish, duke “shtrirë përdhe” Maltën!

78′ GOOOOL Kosova! Donis Avdijaj ka shënuar edhe golin e tretë!

70′ GOOOOL Kosova! Ka dyfishuar shifrat Kololli

64’ Edhe te Malta ka lëvizje. Largohen Muskat dhe Korbolan e në fushë hyjnë Mifsud dhe Efiong.

61’ Lëvizja e parë te Kosova. Largohet Valon Berisha dhe vendin e tij e zë Halimi.

57’ Goditje dënimi për Maltën. Vjen krosimi i lartë në zonë, por topi largohet në këndore. Tjetër krosim, por Muriqi arrin të largojë.

50’ Mundësi e mirë për Kosovën. Vjen krosimi i lartë në zonë për Rashicën, por topi është pak më i fortë seç duhet.

48’ Rrezikon shumë Ujkani duke dalë deri jashtë zonës, megjithëse aty ka disa futbollistë të Maltës.

46’ Nis pjesa e dytë

45’ Mbyllet pjesa e parë, ka mjaftuar goli i Muriqit për të vendosur këtë pjesë

41’ Kosova vazhdon të shpërdorojë raste të arta shënimi, megjithëse po bën një lojë mjaft të mirë.

32’ Malta duket sikur e ka marrë veten mirë pas golit, pasi po mundohet të gjejë golin e barazimit, megjithëse mungon rrezikshmëria.

26’ Kololli luan mirë me topin në hyrje të zonës së Maltës, por vjen një ndërhyrje nga mbrapa, duke fituar faull në këtë mënyrë.

22’ Kosova po luan mirë në këto minuta dhe kërkon edhe  golin e dytë. Krosim i lartë për Muriqin, por ky i fundit lë topin në hyrje të zonës. Zeneli, pas kombinimeve të shpejta del i vetëm, por goditja e tij devijohet.

18’ GOOOL Kosova! Pas një presingu të vazhdueshëm nga futbollistët e Kosovës, ka gabuar mbrojtja vendase ndaj Rashicës dhe aty përfiton Muriqi që del i vetëm përballë portierit, duke kaluar në avantazh ekipin e tij.

15’ Minuta të qeta tashmë me skuadrat që po luajnë më shumë në mesfushë.

10’ Zeneli merr mirë krahun nga e djathta dhe mundohet të krosojë në zonë, por topi largohet në goditje nga këndi. Vjen krosimi nga këndorja, topi largohet nga portieri.

6’ Kombinime të shpejta nga ana e futbollistëve të Kosovës dhe është Shala ai i cili godet fort në drejtim të portës, por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

5’ Mundësi e mirë për Maltën tashëm ku pas një rrëmuje në zonën e Kosovës, gabojnë edhe vendasit duke e lënë topin për mbrojtësin.

3’ Tjetër mundësi e artë për Kosovën me anë të një goditjeje me kokë nga ana e Muriqit, por topi shkon ngjitur me traversën.

2’ Vjen krosimi i lartë në zonë, por gabojnë miqtë.

1’ Mundësi e artë për Kosovën që në sekondat e para me anë të Kolollit i cili vrapon i vetëm drejt zonës, por në momentin e fundit është një mbrojtës që ndërhyn dhe largon topin në këndore.

1’ Ka nisur takimi mes Maltës dhe Kosovës

Formacionet:

Maltë: Hog, Zerafa, Kamileri, Karuana, Muskat, Mbong, Gambin, Brifa, R.Muskat, Korbolan, Skembri

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, Kryeziu, Rashica, Berisha, Zeneli, Muriqi