Gola dhe rezultate surprizë, Europa League dhuron spektakël

Raundi i katërt në Europa League ka dhuruar një numër shumë të madh golash, sidomos në takimet e orës 21:00. Në këtë orar, zbritën në fushë disa nga skuadrat favorite për ta fituar këtë kompeticion, si Arsenali dhe Milani, por asnjëra nga të dyja skuadrat nuk bindi.

Milani e pa veten në disavantazh kundër Real Betisit, një skuadër që i ka hapur shumë punë kuqezinjve në këtë edicion të Europa League. Gjithsesi, Suso barazoi gjithçka në të dytën, ku ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimit.

Ndërsa në takimin tjetër mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës, nuk pati gola, me “Topçinjtë” që dominuan takimin por që ruajtën energjitë. Djemtë e Emeri vazhdojnë kështu të ruajnë kreun e grupit dhe ecurinë prej 15 ndeshjeve të pamposhtur në të gjitha kompeticionet./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Rezultatet e plota të Europa League

Arsenal – Sporting  0-0
Leverkuzen – Zyrih  1-0 (Jedvaj 70′)
Betis – Milan   1-1 (Lo Celso 12′ / Suso 62′)
Bordo – Zenit   1-1 (Kamano 35′ / Zabolni 72′)
Selltik – Lajpcig   2-1 (Tirni 11′, Eduardo 71′ / Agustin 79′)
D.Zagreb – Trnava   3-1 (Gojak 22′, Kadlec ag 36′, Orsic 88′ / Kanturishi 63′)
Ludogorets – AEK Larnaka  0-0
Olimpiakos – Dudelanzh  5-1 (Sise 6′, Fortunis 15′ 36′, Kristedopulos 26′, Fetasidis 71′ / Sinani 69′)
Rosenborg – Salcurg  2-5 (Agenbro 25′, Jensen 62′ / Minamino 7′ 20′ 45′, Guldbrabndsen 37′, Hovland ag 57′)
Slavia Pragë – Kopenhagen  0-0
Vorskla – Karabak   0-1 (Abdulajev 14′)
Astana-Jablonec   2-1 (Henrike 18′, Postnikov 88′ / Zanutdinov 41′)
Fenerbahçe – Anderleht  2-0 (Valbuena 71′, Frei 74′)
Akhisar Spor – Sevilja  2-3 (Manu 52′, Aik 78′ / Nolito 12′, Muriel 38′, Banega 87′)
Apollon – E. Frankfurt  2-3 (Zelaja 72′ 90′ / Jovic 17′, Haller 55′, Gacinovic 58′)
BATE – Çelsi  0-1  (Zhiru 53′)
D. Kiev – Rene  3-1 (Verbic 13′, Mikolenko 68′, Shaparenko 72′ / Sabatcu 90′)
Genk – Beshiktash  1-1 (Berzh 88′ / Kuarezma 16′)
Krasnodar – St. Liege 2-1 (Sulejmanov 78′, Uanderson 82′ / Gonzales 19′)
Lacio – Marsejë  2-1 (Parolo 45′, Korrea 55′ / Tovo 60′)
Malmo – Sarpsborg  1-1 (Mortensen 63′)
MOL Vidi – PAOK  1-0 (Antonson 67′ / Milanov 50′)
Rapid Viena – Vijareal  0-0
Spartak – Rejnxhërs  4-3 (Malgarejo 22′, Tavanier ag 35′ ag, Adriano 58′, Hani 59′ / Eremenko ag 18′, Kandeias 27′, Midleton 41′)