Gola afrikanë në miqësore, Bylisi e Tomori përballen përpara sfidave të fundjavës

Bylisi ka mposhtur skuadrën e Tomorit me rezultatin 2-0 në miqësoren e zhvilluar sot në mesditë në kompleksin “Bylis”. Kjo sfidë e cila ka startuar në orën 13:00 u ka vlejtur trajnerëve të të dyja skuadrave për të mbajtur të karikuaar skuadrat në prag të ndeshjeve të radhës, duke përfituar edhe nga ndërprereja e garës.

Ballshiotët kanë dominuar në këtë test, ndërsa golat janë shënuar nga togolezi Kofi Dose në të 32’ si dhe nigeriani Beji Antoni në të 56’. Ballshiotët kanë arritur që të qarkullojnë topin dhe kanë treguar një formë të mirë fizike. Edhe beratasit lujatën me 11-shen e tyre më të mirë në këtë sfidë, ndërsa trajneri Devolli, në pjesën e dytë iu dha hapësira edhe futbollistëve të gatshëm.

Bylisi luan në javën e ardhshme me Egnatian në Ballsh dhe pas barazimit në fundjavën e shkuar me Orikun në “Adush Muça” do të kërkojnë rikthimin te 3 pikët. Ballshiotët e trajnerit Dovedan synojnë rikthimin në Superiore, që do të jetë e vështirë pasi edhe ekipe të tjera në Grupin B duan elitën dhe vihet re që ka konkurrencë të madhe këtë sezon.

Bylis-Tomori 2-0

Shënues: Kofi 32’Antoni 56’

E.S./Vipsport.al/