Goditje e rëndë për “Euro 2020”, kuqezinjtë bien një vazo më poshtë

Humbja e Shqipërisë përballë Skocisë do të ketë pasoja shumë më të rënda seç mendohet. Me këtë disfatë, djemtë kuqezi e mbyllin Ligën e Kombeve në vend të fundit dhe si pasojë, rrëzohen në vazon e katërt në shortet e “Euro 2020”.

Kjo zbritje e kuqezinjve do të thotë se në fazën e grupeve të “Euro 2020”, do të kenë tri skuadra më të forta në grup, çka e vështirëson tepër kualifikimin për në Europian.

Shqipëria e nisi mirë Ligën e Kombeve, duke marrë një fitore kundër Izraelit në ndeshjen e parë, por tri humbje të njëpasnjëshme panë kuqezinjtë ta mbyllin në vendin e fundit, duke qenë më shumë se zhgënjyes.

Shorti i fazës kualifikuese për në “Euro2020” do të hidhet në muajin dhjetor./Veronik Istrefaj – vipsport.al/